Franca do ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze ta gjata lundruese, ka njoftuar presidenti francez, Emmanuel Macron.
Pas arritjes në Samitin e NATO-s në Vilnius, Macron ka thënë se Parisi do t’i dërgojë Kievit raketa “Scalp” për të goditur caqet ruse prapa linjave ruse, derisa Ukraina vazhdon kundërofensivën në lindje dhe jug të vendit, raporton BBC.
Me “Scalp” tash Ukraina është furnizuar nga Mbretëria e Bashkuara, të cilat kanë rreze 250 kilometra.
Rusia në anën tjetër ka qenë e shpejt në kundërshtimin e kësaj lëvizje të Francës duke e quajtur të gabuar.
“Kjo na detyron neve që të marrim kundërmasa”, ka thënë Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit Valdimir Putin.