Konfirmohen në Ganë rastet e para me virusin vdekjeprurës ‘Marburg’

Në Ganë janë konfirmuar dy rastet e para të infektimit me virusin vdekjeprurës ‘Marburg’, sëmundje infektive shumë ngjitëse.

Dy pacientë humbën jetën së fundmi në një spital në jug të vendit për shkak të këtij virusi. Mostrat dolën pozitive në fillim të këtij muaji dhe tashmë janë verifikuar në një laborator në Senegal.

Autoritetet shëndetësore në vendin e Afrikës Perëndimore thonë se 98 persona tashmë janë në karantinë si raste të dyshuara kontakti.

Marburg është pjesë e të njëjtës familje me virusin Ebola. Nuk ekziston asnjë trajtim për këtë virus, por mjekët rekomandojnë të konsumohet sa më shumë ujë. Virusi transmetohet tek njerëzit nga lakuriqët e natës. Sëmundja shkakton simptoma të tilla si dhimbje koke, dhimbje të muskujve, ethe, të vjella dhe gjakderdhje.

Autoritetet po paralajmërojnë njerëzit që të qëndrojnë larg shpellave dhe të gatuajnë në temperatura të larta të gjitha produktet e mishit përpara se t’i konsumojnë. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share