Konferencë për shtyp para ndeshjes RMV – Itali

Milevski: Të vihemi që të gjithë në funksion të skuadrës

 

Në prag të ndeshjes së nesërme eliminatore kundër Italisë në arenën “Todor Proeski”, në konferencën për shtyp para gazetarëve, pritjet e tyre i shpalosën seleksionuesi Bllagoja Milevski, kapiteni Enis Bardhi dhe Elif Elmas.

Kur luani me një kundërshtarë si Italia, nuk mund të kesh presion rezultati. Megjithatë, dëshira për fitore gjithnjë është prezente, këtu nuk ka dilemë se ajo ekziston. Dy ndeshjet e fundit i takojnë së kaluarës, Ukraina dhe Anglia janë pas nesh, dhe nuk duhet të rikthehemi. Italia vjen në Shkup, do të arrijë me një seleksionues të ri, një strateg mjaft cilësor, i cili edhe ju e dini se ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm me Napolin. Patjetër që duhet të jemi të disciplinuar dhe taktikisht të përgjegjshëm. Të vihemi që të gjithë në funksion të skuadrës, vetëm në atë mënyrë do të mund të bëjmë ndonjë gjë. Që prej kur se unë jam seleksionues, këtë gjë në pjesën më të madhe të ngjarjeve e kemi realizuar. Fryma e ekipit, loja ekipore na ka sjellë deri te suksesi. Janë po të njëjtit djem, të njëjtit lojtarë, dhe ata mund të përsërisin një gjë të tillë. Në asnjë moment ndeshja kundër Italisë në Palermo nuk është marrë si përgatitje për këtë ndeshje. Ajo ishte një ndeshje balotazhi, me një kundërshtarë tjetër për sa i përket lojës, mirëpo edhe një seleksionues tjetër. Kjo është një ndeshje krejtësisht e re, me energji të re, momentin i ri. Energjia dhe motive nuk na mungojnë”, tha Bllagoja Milevski, përzgjedhës i Maqedonisë.

Kjo për mua është një moment shumë emotive. Të jem kapiten i Maqedonisë, ka shumë vlerë. Këtu kam shumë liderë dhe kapitenë, të cilët edhe pse nuk e bartin shiritin e kapitenit, megjithatë të gjithë ata janë bartës të kësaj përfaqësuese. Goran Pandev dhe Stefan Ristovski kanë bërë shumë për këtë përfaqësuese, kanë lënë vulën e tyre. Neve duhet të ndjekim shembullin e tyre. Po kthejmë një fletë të re, mund të thuhet. Duam një rezultat pozitiv, gjithsesi se nuk do ta kemi të lehtë, mirëpo besojmë tek vetëvetja”, u shpreh Enis Bardhi, kapiteni i Maqedonisë.

E njoh mirë Spalletin. Pres që të zbresin me motiv të lartë, të kenë lojë me shumë posedim të topit. Lojë në të cilën Italia do të dominojë. Do të shohim nëse një gjë e tillë do të ju realizohet. Gjithsesi se kam biseduar në këtë temë me bashkëlojtarët e mi te Napoli. Megjithatë, jemi profesionistë dhe nuk ka asnjë sentimentalizëm. Do të dalim në terren për të bërë atë që seleksionuesi do ta kërkojë nga ne. Italia do të dalë në fushë për të fituar, ne duhet të luajmë në mënyrë perfekte, nëse uam që të arrijmë një rezultat pozitiv”, tha futbollisti Elif Elmas./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share