Konferencë e OSBE-së për sigurinë në Mesdhe

OSMANI: KONFEENCA NË MOMENT TË DUHUR, SJELL ZGJIDHJE TË ZBATUESHME

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë do të takohet me vendet partnere të Mesdheut në konferencën vjetore ne Jordani, e fokusuar në dialogun dhe bashkëpunimin në rajon. Maqedonia si bashkëorganizatore e konferencës dhe vend kryesues me OSBE-në nga viti i ardhshëm, bisedimet me partnerët nga vendet e Mesdheut i vlerëson si në kohën e duhur për miratimin e zgjidhjeve të zbatueshme dhe përparimin e stabilitetit në rajon.

Takimi dyditor në Jordani, në mes përfaqësuesve të OSBE-së dhe vendeve partnere në rajonin e Mesdheut ka për qëllim përmirësimin e sigurisë dhe të bashkëpunimit në rajon, në periudhë të luftës konvencionale në kontinentin evropian. Sekretarja e Përgjithshme e organizatës, Helga Shmit, theksoi se partnerët e Mesdheut luajnë rol kyç në përpjekjet e përbashkëta për paqe në rajon.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Kjo është edhe më e rëndësishme në moment kur përballemi me sfida të reja, duke përfshirë luftën ruse në Ukrainë dhe pasojat thuajse në gjithçka, furnizimin me energji, me ushqim dhe inflacionin. Në këtë takim do të fokusohemi në këto sfida, por edhe në mundsitë për ndërtimin e të ardhmes më të sigurtë dhe prosperitetit për të gjithë, burrat dhe gratë në rajon,” deklaroi Helga Shmit, Sekretare e Përgjithshme, OSBE.

Konferenca do të fokusohet edhe në rolin e të rinjve, sfidat dhe ndryshimet klimatike, tregtisë me njerëz dhe përforcimin e sipërmarrësisë së grave. Ky takim, sipas shefit të diplomacisë të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, vjen në momentin e duhur dhe sjell zgjidhje të zbatueshme.

“Për fat të keq agresioni rus kundër Ukrainës nuk qetësohet, përkundrazi bëhet edhe më i ashpër. Siguria jonë dhe rendi ndërkombëtar janë para sfidave të reja. Të gjithë jemi të prekur nga kriza energjetike, ndërsa sigurimi i ushqimit dhe qasja në të po bëhen sfidë e re. Sot diskutuam për disa zgjidhje të realizueshme, do të vazhdojmë edhe nesër”, deklaroi Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme.

Maqedonia e Veriut, si vend kryesues me grupin e partnerëve të Mesdheut, është bashkëorganizatore e konferencës që sot dhe nesër mbehet në rajonin e Detit të Vdekur në Jordani, ndërsa nga muaji janar do të kryesojë me OSBE-në. Dialogu me vendet e Mesdheut, në të cilin marrin pjesë rreth 200 delegatë, përfshin dimensionin politiko-ushtarak, ekonomik, ekologjik dhe humanist./KlanMacedonia/

Gazetare: Biljana Georgievska

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share