Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës/ Zelensky pret të sigurohen miliarda euro!

KONFERENCA PËR RIMËKËMBJEN E UKRAINËS

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, thotë se pret që t’i sigurojë miliarda euro nga vendet aleate për mbrojtjen e Ukrainës dhe për rindërtimin e vendit të vet pas luftës. Ai i bëri këto komente më 11 qershor në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Berlin.

Gjermania është nikoqire e konferencës dyditore për planifikimin e rindërtimit të Ukrainës pas përfundimit të luftës së nxitur nga pushtuesi rus, si pasojë e të cilës pjesë të Ukrainës janë rrënuar.

Në këtë konferencë po marrin pjesë 2.000 njerëz nga politika, biznesi dhe fushat e tjera.

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, gjatë pjesëmarrjes në konferencë ka potencuar nevojën për një lloj të ri të Planit të Marshalit për Ukrainën e shkatëruar dhe domosdoshmërinë për investime jo vetëm në infrastrukturën rrugore dhe energjetike, por edhe në atë njerëzore, sociale dhe normative./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share