Kina i anulon vizitën Borrellit

FILE PHOTO: High Representative of the European Union for Foreign Affairs and Security Policy Josep Borrell speaks to members of the media as he attends a European Union (EU) Foreign Ministers’ meeting in Brussels, Belgium January 23, 2023. REUTERS/Johanna Geron

Kina ia ka anuluar vizitën shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha një zëdhënëse e bllokut evropian.

Borrell ishte planifikuar që ta vizitonte Kinën javën e ardhshme.

“Fatkeqësisht, jemi informuar nga homologët kinezë se datat e parashikuara për javën e ardhshme nuk janë të mundshme dhe tani ne duhet të shikojmë alternativa”, tha zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali në një përgjigje dërguar Reuters.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze nuk ka treguar se pse është anuluar vizita e Borrellit, por nuk e përjashtoi mundësinë që shefi i diplomacisë së bllokut evropian të vizitonte shtetin në të ardhmen.

Ne e mirëpresim përfaqësuesin e lartë Borrell në vizitën në Kinë në momentin më të përshtatshëm për të dyja palët”, tha zëdhënësi Wang Wenbin për gazetarët në Pekin.

Borrell kishte planifikuar që të takohej me homologun e tij kinez për të diskutuar për “çështje strategjike”, përfshirë të drejtat e njeriut dhe luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Kjo është hera e dytë që Borrellit i anulohet vizita në Kinë. Në prill ai nuk mundi të shkojë në Pekin pasi rezultoi pozitiv me koronavirus. /REL

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share