Në këto zgjedhje qytetarët do të vendosin oër Evropën apo Rusinë. Ky ka qenë mesazhi i Ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani, në panelin “Ea rdhmja e Ballkanit Perëndimor – sfidat dhe mundësitë për BE-në dhe Aleancën Transatlantike” në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih.
”Vendet e Ballkanit Perëndimor janë të ndjeshme ndaj ndikimeve hibride, nga vendet e treta që minojnë stabilitetin e rajonit, si dhe përpjekjet për të ndërtuar një rrugë të qartë drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike. Mbështetja nga SHBA dhe BE është kyçe për tejkalimin e sfidave me të cilat përballemi” – tha Bujar Osmani.
Në fjalën e tij, Osmani rikonfirmoi përkushtimin për vazhdimin e proceseve të reformave, si dhe zbatimin e parimit qasje graduale që duhet të bazohet në merita.
“Zgjerimi i ardhshëm i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është me interes të rëndësishëm ekonomik dhe të sigurisë si për rajonin ashtu edhe për Unionin. Koncepti. Më shumë integrim para anëtarësimit të plotë” është plotësues i Planit për Zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, ku përveç përmirësimit të proceseve demokratike, situatës ekonomike dhe të sigurisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të kontribuonte edhe në avancimin e qëndrueshmërisë dhe ballafaqimin ndaj sfidave të përbashkëta” – deklaroi Osmani.
Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në fokus të bisedimeve dyditore janë lufta në Ukrainë dhe në Gazë.
Klan Maqedoni xhiroi mbërritjen e Presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Marrin pjesë dhjetëra shefa shtetesh dhe qeverive, një numër I madh i shefave të diplomacive, ministra të mbrojtjes, ekspertë për siguri dhe krerë të organizatave ndërkombëtare. /tvklan.mk/