Konferenca e Paqes në Paris/ Rama i bashkohet thirrjes së Macron: Armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Kryeministri Rama i është bashkuar thirrjes së Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Në një postim të gjatë në “X”, kryeministri Rama thotë se në Konferencën e Paqes në Paris, të gjithë udhëheqësit dhe zyrtarët e lartë ranë dakord se konflikti dhe vuajtja e tmerrshme që ai po shkakton duhet të marrin fund në Gaza.

Kryeministri Rama thotë se si një vend i paqtë, me shumë besime fetare dhe një rini energjike, fundi i menjëhershëm i vuajtjes së civilëve qoftë të popullit palestinez, ashtu edhe atij izraelit dhe arritja e paqes së qëndrueshme midis këtyre dy kombeve është me interes strategjik për Shqipërinë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Postimi i Kryeministrit Rama:

Në Forumin e Paqes të Parisit, pata mundësinë të takohesha me një sërë udhëheqësish e zyrtarësh të lartë. Për Gazën, të gjithë ramë dakord se konflikti dhe vuajtja e tmerrshme që ai po shkakton duhet të marrin fund.

Si anëtarë të përkushtuar të NATO-s, shohim një model shqetësues, një këmbëngulje të mbrapshtë për të ndezur konflikte e mbjellë kaos në hemisferën veriore, përfshi Ballkanin Perëndimor. Këta agjentë kaosi duhen ndalur dhe duhen goditur. Për fat të keq, zgjatja e vuajtjeve të civilëve në Gaza, s’bën tjetër veçse ushqen ambiciet e Hamasit dhe agjentëve të tjerë të kaosit.

Ndihem i inkurajuar nga përkushtimi i mikpritësit tonë këtu në Paris, Presidentit të Francës, Macron, i cili, të shtunën, më 10 Nëntor, drejtoi një thirrje të fortë për armëpushim të menjëhershëm. Bie dakord me vlerësimin e Presidentit Macron se armëpushimi është edhe në të mirën e Izraelit.

Si një vend i paqtë, me shumë besime fetare dhe një rini energjike, fundi i menjëhershëm i vuajtjes së civilëve qoftë të popullit palestinez, ashtu edhe atij izraelit dhe arritja e paqes së qëndrueshme midis këtyre dy kombeve është me interes strategjik për Shqipërinë. Unë do të vazhdoj të punoj për këtë bashkë me udhëheqës e zyrtarë të tjerë.

/tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share