Komuna e Tetovës reagon lidhur me vendimin e fundit të Ministrisë së Arsimit, ku nga vet mënyra e kumtimit të këtij vendimi të cilin Komuna e Tetovës e ka marrë përmes gazetarëve, tregon seriozitetin dhe peshën e këtij pushteti të çoroditur, gjegjësisht Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila nuk e shehë të arsyeshme që në mënyrë zyrtare të komunikojë.
Nga atje deklarojnë se së pari njoftojmë opinion se vendimin për shkarkimin e ish drejtoreshës se gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami e ka marrë në bazë të propozimit të këshillit të gjimnazit, ku ligji për arsim të mesëm e obligon kryetarin e komunës që në afat prej 15 ditëve të veproj sipas propozimit nga këshilli i shkollës, i njejti ka vepruar në bazë të raportit të revizionit komunal ku janë konstatuar një sërë shkeljesh dhe keqpërdorimesh financiare që kanë dëmtuar buxhetin e shkollës.
Ky vendim nuk ka se si të llogaritet ndryshe përveçse vazhdimësi e politikave hakmarrëse kundër qytetarëve të Tetovës, vetëm e vetëm se kjo komunë nuk menaxhohet nga pushteti qëndrorë aktual.
Për ironi edhe më të madhe, ne jemi dëshmitarë ku vetëm para disa ditëve, patëm rastin qe të ndjekim video inçizimet se si vëllai i një kryetari të komunës, i cili hyn dhe pa fije turpi vjedh dokumentacionin nga dosja e shkollës për të fshehur keqpërdorimet e bëra, kurse MASH nuk pati asnjë reagim lidhur me këtë, por përkundrazi mbrojti keqpërdorimet dhe krimin.
Komuna e Tetovës pyet ministrin se a është i vetëdijshëm për këto veprime apo thjesht ia dërgojnë letrat qe t’i nënshkruaj dhe pranon urdhërat nga shefi i tij A.G, i cili qartazi dallohet se është i gatshëm të bëj gjithçka, vetëm e vetëm t’u hakmerret qytetarëve të Tetovës për humbjen në zgjedhjet lokale.
Dhe për në fund, ju informojmë se për rastin në fjalë Komuna e Tetovës do të informojë të gjitha përfaqësitë diplomatike të vendeve mike në rend të parë Uashingtoni dhe Brukseli, thuhet në njoftimin e komunës së Tetovës.
Lexo gjithashtu
Zjarr në Bit Pazar, digjen kontejnerët e Higjienës Komunale
Tre kontejnerë për grumbullimin e mbeturinave janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, duke u djegur plotësisht. Ngjarja…
29.11.22 21:51
“Conti”: Rreth 14.000 qytetarë të RMV-së viktima të mashtrimit të ri në internet! Toshkovski: Në MPB s’ka kallëzime penale për platformën “Conti”
Lajmi se do të shuhet platforma “Conti” përmes së cilës qytetarë të RMV-së kanë investuar dhe fituar duke…
05.10.24 14:08
Rasti “Pendikov”: Nis dhe anulohet seanca e parë Gjyqësore
SEANCA E ARDHSHME MË 5 PRILL Rasti është i politizuar, kurse Ilija Spaseski është absurde të gjykohet për…
28.02.23 15:23