Policia e Tetovës sot ka ndërprerë punimet që Komuna e Tetovës po zhvillonte në rrugën e “T.C. Merxhan’, respektivisht riparimin e kësaj rruge. I gjithë dokumentacioni nga ana e Komunës së Tetovës ka qenë në rregull. Për këtë veprim të bërë sot nga ana e e SPB Tetovë nuk ka qenë e njoftuar Komuna e Tetovës. Policia i ka ndërprerë punimet me preteksin se kompania nuk posedon dokumentacion për riparim të rrugëve, së paku kështu shkruan në procesverbal e dhënë nga policia kompanisë e cila është e kontraktuar për kryerjen e këtyre punimeve, por vetëm për mbushje të gropave, ndërsa ne si Komunë po jua dëshmojmë me fakte se dokumentacioni nga të dyja palët është i kompletuar, gjegjësisht edhe me pëlqim nga SPB Tetovë.
Policia thjesht tenton të pengojë në vazhdimësi punën e Komunës së Tetovës duke qenë në shërbim të politikës ditore.
Në anën tjetër komuna e Tetovës informon opinionin se Komuna e Tetovës disponon me të gjitha dokumentet e nevojshme dhe se Komuna e Tetovës ka të nënshkruar më 10 qershor 2022 kontarën me nr. 14-6290, me ndërmarrjen e cila duhe të realizojë punimet në terren ku mes tjerash thuhet:
“Mbushja e gropave dhe mirëmbajtja dhe rindërtimi i rrugëve në qytetin e Tetovës dhe rrjetit rrugor të fshatrave malore nga rrëshqitja e dheut etj” sipas furnizimit publik me nr.07317/2022″.
Pra kompania e cila ka fituar tenderin dhe ka të nënshkruar kontratë është e obliguar që në afat prej një viti të realizojë obligimet kundrejt komunës së Tetovës. Është absurd veprimi i policisë që të ndërpres punimet në këtë rrugë, kur dihet se Komuna ka pëlqim nga Sektori për punë të brendshme në Tetovë për të ndryshuar regjimin e komunikacionit në këto rrugë me qëllim që punimet të zhvillohen pa pengesa. SPB e Tetovës pëlqim ka dhënë me 29.06.2022 ku mes tjerash thuhet se “regjimi i komunikacionit do të ndryshohet për shkak të mbushjes së gropave, rekonstruimit të rrugëve në qytet dhe rrjetin rrugor të fshtarve të malësisë.
Në anën tjetër në Aktvendimin e komunës thuhet” Miratohet ndryshimi i përkohshëm i regjimit të komunikacionit, në afat prej 1 viti, për mbushje të gropave në rrugët e qytetit të komunës së Tetovës, Punë intervente nëpër rrugët e qytetit dhe komunës së Tetovës. Pra të gjitha procedurat ligjore dhe administrative janë respektuar nga Komuna dhe kontraktuesi i punimeve, kurse policia ka shkelur të gjitha këto procedura duke ndërprerë punimet.
Ky akt i shëmtuar i policisë nuk është i pari, i njëjti avaz ka vazhduar që me marrjen e udhëheqësisë së Komunës nga ana e kryetarit, Bilall Kasami. Pavarsisht obstruksioneve Komuna e Tetovës do të vazhdojë me realizimin e projketeve kapitale në të mirë të qytetit dhe qytetarëve të saj thuhet në reagimin e Komunës së Tetovës.
Lexo gjithashtu
Policia arrestoi një person nga Studeniçani, iu gjet një qese me marijuhanë
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka arrestuar një person pasi tek ai është gjetur qese me…
21.10.22 10:18
Në Universitetin e Tetovës u promovua libri “Letërsia popullore dhe personaliteti”
Në Universitetin e Tetovës, sot u promovua libri “Letërsia popullore dhe personaliteti” nga autori Nazmi Beqiri. Në këtë…
27.11.23 15:45
VMRO-DPMNE – BESA: Partnerët strategjik konfirmojnë – epidemi korrupsioni në RMV!
AGGELER PARALAJMËRON ZGJERIMIN E LISTËS SË ZEZË NË RMV Maqedonia është e bllokuar nga BE-ja, për shkak se…
14.12.23 14:08