Për shkak të fluksit të madh të mërgimtarëve, nga dita e sotme (10.07.2023) në Komunën e Gostivari filloi me punë Zyra për mërgimtarë.
Kjo zyrë gjendet në hapësirat e Qendrës për Shërbime Komunale në katin përdhesë të objektit të Komunës së Gostivarit dhe do të punojë me orar me orar nga ora 08:00 deri në ora 18:00, çdo ditë pune, ndërsa të shtunave nga ora 10:00 deri në ora 14:00.
Hapja e kësaj zyre bëhet me qëllim që të lehtësohen procedurat administrative pranë komunës.
Mërgimtarëve tanë u dëshirojmë mirseardhje dhe qëndrim të këndshëm në vendlindjen e tyre, thuhet në kumtesën e komunës së Gostivarit.