SERBIA PRANON DOKUMENTET E IDENTITETIT TE KOSOVES ME NJE LETER KU SHKRUAN QE S’E NJEH PAVARESINE E SAJ
Presidenti serb Aleksander Vucic ka bere nje levizje milimetrike drejt kompromisisit me Kosoven për njohjen e dokumenteve personale te leshuara nga qeveria ne Prishtine. Kreu i shtetit serb ka thënë se Serbia është e gatshme të pranojë dokumentet e Kosovës, vetëm për të mundësuar lirinë e lëvizjes e shoqeruar me një letër ku shkruhet që serbet nuk e njohim pavarësinë e saj.
Aleksander Vucic ka suprizuar serbet këtë të shtune teksa ka deklaruar se eshte i gatshem te njohe dokumentet e identitetit te Kosovës është që lëvizja me to lejohet vetëm për arsye praktike, për të mundësuar lirinë e lëvizjes dhe s’mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës e as si paragjykim për sovranitetin.
ALEKSANDER VUCIQ – PRESIDENTI I SERBISE
Mundësimi i përdorimit të letërnjoftimeve të lëshuara nga ana e Kosovës te bëhet ekskluzivisht për arsye praktike të lehtësimit të lirisë së lëvizjes se qytetareve në përputhje me Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes që është arritur në dialog më 2011. Ne jemi të gatshëm të bëjmë një shpallje të përgjithshme per kete dhe ta vendosim nëpër vendkalimet administrative. Kjo nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së shpallur njëanshëm të Kosovës”.
Vucic theksoi se “për ne është e rëndësishme që serbët nga Kosova të mund të lëvizin me dokumente nga Serbia, të hyjnë dhe të dalin nga Kosova”.
Aleksander Vucic – Presidenti i Serbise
“Ne jemi duke kërkuar garanci nga BE-ja për këtë, presim përgjigje nga Borelli dhe Lajçaku në tre deri në katër ditët e ardhshme, që do të thotë se çdo serb nga Kosova mund të hyjë dhe të dalë nga Kosova me dokumente nga Serbia” “Nëse e konfirmojnë këtë, ne kemi zgjidhur një problem të vogël.
Vuçic, u tha gazetareve se është gati të heq praktikën e pajisjes me formular shtesë të qytetarëve që me dokumente të Kosovës hyjnë në Serbi. Kjo do te behet sipas kreut te shtetit serb duke vendosur vetëm një deklaratë të shkruar në pikat kufitare, të cilave iu referohet si admisinistive
Ai ka thënë se serbët e Veriut ose te gjithë Kosovës duhet të lejohen të lëvizin me dokumente të Serbisë pa i treguar në kufi ato të Kosovës.
Presidenti serb shton se nuk e paragjykon përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës dhe se kjo nuk mund të interpretohet si devijim nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por bëri me dije se nuk e njeh pavarësinë e saj.
Aleksander Vucic – Presidenti i Serbise
“Kemi ardhur në atë pikë që nuk pajtohemi për asgjë, as për njohje e as për njohje reciproke. Mesazhi ynë ishte se mund ta harroni, nuk ka njohje, as mos e humbni kohën kot dhe mos shpenzoni para për bileta avioni, as nuk do të flas për këtë. Nuk ka marrëveshje për targat. Ata nga 1 shtatori do të fillojnë ta zbatojnë, por afati për këtë është dy muaj.
Vuçiq ka konfirmuar zyrtarisht emerimin e Nana Brnabic per kryeministri edhe per nje mandat te ri qeveritar dhe ftesen per Ramen e Kovacevskin per panairin e vererave qe mbahet ne Beograd me 1 Shtator.