“Kompromise të vështira për Kosovën e Serbinë” – Blinken, mesazh Beogradit për dialogun

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar kompromise të vështira si për Kosovën ashtu edhe Serbinë për të arritur normalizim të raporteve. Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në urimin e tij për Serbinë për Ditën e Shtetësisë, ka shprehur bindjen e tij se arritja e marrëveshjes do të normalizimi i raporteve sjell siguri e prosperitet për qytetarët e të dyja vendeve.

“Jam i bindur se normalizimi i raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë do të sjellë siguri dhe prosperitet për Serbinë dhe të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Sigurisht, liderët e Serbisë dhe të Kosovës do të bëjnë kompromise të vështira për t’i arritur këto qëllime, por shpërblimet për popullin serb dhe për tërë rajonin do të jenë të mëdha”.

Ndërkohë pas dy ditësh edhe Kosova feston 15 vjetorin e pavarësisë. Në prag të këtij përvjetori a nisur transformimi i monumentit “New Born”, i cili ndryshon pamje dhe mesazh çdo vit. E kaltra dhe e verdha janë binomi i ngjyrave me të cilat ka filluar transformimi i sivjetshëm i simbolit të Pavarësisë së Kosovës.

Institucionet kanë publikuar edhe axhendën shtetërore për 15 vjetorin e pavarësisë që nis me ngritjen e flamurit, homazhe të varri i ish-presidentin Rugova dhe në Prekaz, seancë solemne të Kuvendit, parakalimin e FSK-së si dhe pritjen shtetërore.

15-vjetori i pavarësisë Kosovën e gjen në trysnin ndërkombëtare për të nënshkruar një marrëveshje tjetër me Serbinë për normalizim raportesh apo i njohur si dokumenti franko-gjerman, por që nuk është marrëveshje finale, të cilin kryeministri thotë se e ka pranuar në parim.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share