Rreth 10 mijë automjete janë siguruar në ditët kur kompanitë e sigurimit e rritën policën me 15%.
Është kthyer çmimi i vjetër, por pyetja mbetet se kush do t’i dëmshpërblejë qytetarët që kanë siguruar një makinë me çmim më të shtrenjtë.
Propozimi për rikthimin e çmimeve të vjetra ka kaluar në Qeveri, pritet botimi i tij në Fletoren Zyrtare.
Ndaj kësaj kanë reaguar ashpër kompanitë e biznesit të sigurimeve, me mesazhin se vendimi është një kërcënim i drejtpërdrejtë për stabilitetin financiar të sektorit.
Ata pretendojnë se e kanë marrë vendimin për çmimin më të lartë të policës për shkak se ka më shumë se 10 vjet që nuk ka ndryshuar, ndërkohë që shpenzimet e tyre janë rritur.
Por analizat e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve rezultuan se rritja e çmimit ishte e pabazuar.