Kryetarja e Komisioni Verifikues, Dafina Stojanovska njoftoi se Kryetari i Lëvizjes BESA dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, përmes një shkrimi më 23 maj ka kërkuar që mos t’i verifikohet mandati si deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Stojanovska tha se Komisioni ka pranuar kërkesën e Kasamit, i cili ka hequr dorë nga pozita e deputetit.