KANDIDATJA VASIQ – BOZAXHIEVA E PAPRANUESHME PËR OPOZITËN
Komisioni për zgjedhje dhe emërime ka vazhduar sot seancën për zgjedhjen e gjykatësve Kushtetues. Anëtarët e komisionit sot diskutuan biografinë e kandidates së nominuar, Tanja Vasiq Bozaxhieva, e cila është këshilltare shtetërore në Ministrinë e Drejtësisë dhe është propozim i shumicës parlamentare. Megjithatë, opozita është kundër emërimit të saj për gjykatës kushtetuese. Sipas deputetes së VMRO – DPMNE, Marija Petrusehvska, Vasiq nuk është propozim adekuat, pasi nuk i plotëson kushtet dhe kriteret për të qenë anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
“Ajo nuk do të mund t’i përgjigjej përgjegjësisë që e kërkon Gjykata Kushtetuese dhe aq më pak, ajo nuk do të mund t’i përgjigjet punës së Gjykatës Kushtetuese, me çka me të vërtet vihet në pikëpyetje nominimi i saj dhe nga ajo biografi që e kemi, mund të konkludojmë se ajo në të vërtet do të ishte ndoshta pjesë, anëtare e mirë, solide e administratës publike, përkatësisht administratës për mbështetje të punës së Gjykatës Kushtetuese” – deklaroi Marija Petrushevska.
Komisioni për çështje dhe emërime duhet të zgjedh gjykatësit e ri kushtetues, pasi Gjykata Kushtetuese tashmë një vit punon me përbërje jo të plotë të anëtarëve, gjë që e pengon atë që të sjell vendime të rëndësishme. Komisioni deri më tani ka vërtetuar vetëm një propozim për Gjykatës Kushtetuese, përkatësisht gjykatësin e Apelit në Shkup, Fatmir Skender, i cili po ashtu ishte propozim i shumicës.
Deputetët nga pushteti për gjykatës kushtetues kanë propozuar prokurorin publik republikan, Lubomir Joveski, gjykatësin civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skender dhe Tanja Vasiq Bozaxhieva, e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislaturë civile. Ndërsa, VMRO-DPMNE ka propozuar profesorët universitarë Savo Klimovski dhe Rodna Zhivkovska, gjykatësin në pension, Branko Sekullovski, prokurorin Todor Vitlarov, gjykatësen nga Gjykata administrative, Vesna Jovanovska dhe Vojisllav Dimovski, prokuror publik nga Prokuroria themelore publike në Ohër. Kandidati i tretë i propozuar nga deputetët e shumicës është prokuroi aktual publik, Lubomir Joveski.
Ndërkohë, opozita ka propozuar gjashtë kandidatë. Nga kandidaturat e dorëzuara, duhet të zgjedhën tre gjykatës kushtetues. /KlanMacedonia/