Komisioni për zgjedhje dhe emërime e përcaktoi propozimin që Fatmir Skender të zgjidhet Gjykatës Kushtetues

Pas dorëzimit të propozimeve nga ana e partive politike, sot u gjend në rend dite në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, pika për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues. Partitë kanë propozuar nëntë kandidatë – tre kandidatë të propozuar nga shumica parlamentare dhe gjashtë nga opozita.

Komisioni kuvendor për zgjedhje dhe emërime sot pasdite e përcaktoi propozimin, që Fatmir Skender të zgjidhet gjykatës i Gjykatës Kushtetuese. Pas votimit për propozimin, kryetarja e Komisionit, Maria Georgievska e ndërpreu seancën, ndërsa vazhdimin e saj e caktoi për nesër në ora 11.

Fatmir Skenderi vjen me propozim të pushtetit ndërsa disa nga deputetët e opozitës kanë bërë sërish vërejtje pasi nuk ka kaluar propozimi që kandidatët për Gjykatës Kushtetues të paraqiten personalisht në komision.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

/KlanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share