Komisionerja e BE-së thur shtiza në PE

Veprimi i Ylva Johansson shkaktoi reagime dhe komente të shumta në rrjetet sociale

Pasionin për thurjen me shtiza Komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson e solli edhe në sallën e Parlamentin Evropian aty ku diskutohen çështjet më të rëndësishme të bllokut.

Ajo është kapur nga kamerat duke thurur me shtiza gjatë fjalimit të Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Veprimi i saj shkatoi reagime dhe komente të shumta në rrjetet sociale.

Ish-deputeti i Parlamentit Evropian, Nigel Farage komentoi ngjarjen duke shkruajtur.

“Edhe vetë komisionerët e BE-së së Ursula von der Leyen janë të mërzitur për vdekje me atë që ajo ka për të thënë!”

Pasioni i Johansson-it për thurjen me shtiza nuk është diçka e panjohur. Në vitin 2020, ajo u shpreh në rrjetet sociale se u ka dhuruar të gjithë kolegëve të saj çorape leshi që i kishte punuar me shtiza.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share