Komisioneri Varhelyi në telashe

Eurodeputetët kërkojnë dorëheqjen për deklaratat fyese

Duhej të ishte thjesht një seancë me pyetje-përgjigje me eurodeputetët por kamerat e sallës e regjistruan Komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi që i cilësoi ata ‘idiotë’.

Varhelyi kërkoi falje publikisht me pretendimin se ishte një bisedë private, me shefin e tij te kabinetit lidhur me një temë tjetër por kjo nuk e ka shuar revoltën e grupit të eurodeputetëve që ndjehen të fyer dhe kërkojnë shkarkimin e tij.

Pasi iu përgjigj një pyetjeje të një eurodeputeti teksa ulej Komisioneri tha në hungarisht: “Sa idiotë të tjerë ka?” Disa ligjvënës po kërkojnë gjithashtu një hetim ndaj Komisionerit.

“Më vjen sinqerisht keq për keqkuptimin në lidhje me vërejtjen time në seancën plenare të PE. Kjo lidhej me një bisedë private dhe të vazhdueshme në gjuhën hungareze mes meje dhe shefit tim të kabinetit për një çështje krejtësisht të ndryshme, e cila u nxorr jashtë kontekstit. Kërkoj falje për çdo keqkuptim në lidhje me këtë.”

Kjo nuk është hera e parë që PE e kritikon atë sepse Komisioneri “në mënyrë të vazhdueshme ka nënvlerësuar sulmet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç ndaj demokracisë dhe se ka ndihmuar edhe veprimet separatiste të Milorad Dodik, udhëheqësit të serbëve në Bosnje dhe Hercegovinë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share