Komenti i Ledrit në postimin e Dafinës shkakton debat në rrjet

Mjaftoi një koment i Ledri Vulës në një postim të Dafina Zeqirit që interneti të ndahej në dy pjesë – disa kritikuan reperin, ndërsa të tjerë thanë se nuk ka asgjë të keqe. Por, çfarë ndodhi?

Dafina publikoi një pjesë nga bashkëpunimi i saj me Elgit Dodën, “Si mua”, dhe pyeti ndjekësit: “Cila është pjesa e preferuar e këngës ‘Si mua’?”.

Siç mund ta shihni në një screenshot të siguruar nga Anabel, Ledri shkruan në koment (tashmë të fshirë):” Ti kom dhon krejt.”

Pak ditë më parë, në TikTok shpërtheu një teori, sipas të cilës ish-çifti i famshëm i showbiz-it kanë komunikuar përmes teksteve të këngëve.

Në këngën “E keni dit”, Ledri këndon:

“Ti kom dhon krejt
Ti kom dhon krejt
Ama loqk m’le vetëm”

Ndërsa Dafina, në bashkëpunimin me Elgit Dodën, thotë:

“Se ti kam dhon krejt
Mi ke dhon krejt
Ama sot prap vetëm”

Në shumë komente, shkruhej se “ata e duan e ende njëri-tjetrin”, ndërsa të tjerë thanë se këto teori janë budallallëk. Tekstet e këngëve janë shkruar nga një ekip i përbashkët – që e bën më të besueshëm faktin që ka qenë rastësi ose zgjedhje për arsye marketingu.

Sidoqoftë, ndjekësit duket se nuk kanë qenë aspak të lumtur me komentin e Ledrit, të paktën një pjesë e konsiderueshme e tyre.

Dikush shkruan se “Ledri nuk ka moshë për të bërë këto gjëra për famë”.

Në komente të tjera thuhet se “veprimi është si të ishte 12 vjeç” ose “janë bërë këngëtarët si telenovelat indiane”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share