Kombëtarja e Izraelit në Prishtinë nën masa të rrepta sigurie!

Izraelitët katër ndeshje brenda 10 ditëve

Kombëtarja e Izraelit ka mbërritur në Prishtinë për ta zhvilluar ndeshjen e mbetur të kualifikimeve për EURO 2024 kundër Kosovës. Masat e sigurisë për këtë ndeshje janë ngritur në nivelin më të lartë.

Ushtarë dhe policë të armatosur ruajnë hotelin ku janë akomoduar futbollistët izraelit.

Ndeshja Kosovë – Izrael duhej të zhvillohej muajin e kaluar, por u anulua për shkak të konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit. Kombëtarja e Izraelit tani do të duhet të zhvillojë katër ndeshje kualifikuese brenda 10 ditëve.

Federata e Futbollit të Izraelit ka publikuar një video ku shihet se rrugës për në Prishtinë, futbollistët ishin detyruar të largohen nga autobusi për shkak të rrezikut për sulme ajrore në Tel Aviv.

Kjo video e publikuar nga Federata Izraelit është shoqëruar me mbishkrimin “Asgjë nuk mund të na ndalë në rrugën drejt EURO 2024”.

Ndeshja Kosova – Izraeli zhvillohet të dielën në ora 20:45. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share