Komandanti izraelit u vra në ‘përballje me një terrorist’

Një komandant izraelit është vrarë në një “përballje me një terrorist”, ka konfirmuar ushtria e vendit.

Nënkoloneli Yonatan Steinberg ishte komandanti i Brigadës Nahal, tha Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF), shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

“U lejua të publikohej se komandanti i Brigadës Nahal, nënkoloneli i ndjerë Yonatan Steinberg, u vra sot në një përballje me një terrorist pranë Kerem Shalom”, tha një zëdhënës.

42-vjeçari ishte në rrugën e tij për “një shkëmbim zjarri” që po zhvillohej nga trupat e tij në momentin që u vra, vazhdoi deklarata.

“IDF ndan dhimbjen e familjes dhe do të vazhdojë ta shoqërojë atë”, përfundoi ai.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share