Kolla e keqe/ KSI: Situata nuk është stabile – bëjmë thirrje për vaksinim!

Fëmijtë që kanë pranuar tri doza të vaksinës DiTePer për kollën e keqe mund të shkojnë nëpër çerdhet, por dozën e katërt duhet ta marrin pas 6 muajve. Kështu ka vendosur Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, pas vendimit që fëmijët e pavaksinuar të mos pranohen nëpër çerdhe. KSI, duke bërë thirrje për vaksinim, vlerëson se situatë me kollën e keqe në vend, nuk është e mirë.

“Për shkak të epidemisë shkurtojmë kohën e pranimit të rivaksinës nga 1 vjet në 6 muaj. Situata nuk është e mirë, nuk është stabile, kurse në këtë situatë jemi për shkak të për shumë vite ka patur papërgjegjësi nga qytetarët. Të dhënat për 50% të fëmijëve të vaksinuar është rezultat dështues për vendin dhe duhet të punohet në këtë drejtim. Në Shkup kemi 170 raste me kollën e keqe, kurse në gjithë vendin – 200 dhe ky numër do të rritet. Ka mundësi që në periudhën e ardhshme të dalim me masa më të ashpra epidemiologjike, varësisht zhvillimit të situatës”, tha Aleksandar Petliçkovski./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share