Sociologu Dervishi: Keqpërdorimi i rrjeteve sociale në shumë raste ka arritur deri në konflikte fatale
Platformat e rrjeteve sociale për sociologun Zyhdi Dervishi janë ura të rëndësishme komunikimi. Por ato duhet të kenë filtra kontrolli pasi modelet e këqija po sjellin deformime të sjelljes sidomos të të rinjve, madje deri në ngjarje ekstreme.
Qarkullimi në rrjetet sociale i një videoje në varreza sipas sociologut është një përdhosje e rëndë dhe nuk ka aspak lidhje me traditën shqiptare.
Sipas sociologut shoqëria shqiptare dhe sidomos familja duhet tu ushqejnë fëmijëve dhe të rinjve rëndësinë e vlerave dhe normave shoqërore, pasi po mbizotërojnë anti-vlerat.
Klan News