Mysafiri i ditës në Happy Day, vajzat nga KH “Çairi” flasin për sukseset dhe sfidat e rradhës. Edhe pse luajmë në Superligë dhe jemi ekipi i vetëm shqiptar i hendbollit për vajza në RMV, nuk kemi stadium ku ti zhvillojmë ndeshjet por edhe trajnimet, thonë hendbollistet Anisa, Zana dhe Hana të ftuara në Happy Day.
“Dy lojat e fundit I kemi luajtur në Istog nga mungesa e stadiumit, na kanë pritur shumë mirë, jemi falemnderuese për gjithcka por kemi shumë nevojë për stadium tonin me standard profesional” thotë Zana Ramuko, hendbolliste në KH “Çairi.
“Kur nuk jemi në vendin tonë , kemi më shumë stress, por përsëri fitojmë dhe kemi arritur aty ku jemi thotë Hana Miftari, hendbolliste te KH “Çairi” e ftuar në Happy Day. “përvec energjisë së publikut që na mungon nuk kemi pasur probleme të tjera kur luajmë si mysafir, te ne vajzat nuk ndodhin përleshje si te djemt” thotë Hana Miftari në Happy Day.
Salla ku ne bëjmë stërvitjet, nuk i përmbush kushtet për të luajtur ndeshje evropiane prandaj kërkojmë, përmes trajnerave mundësi për të luatur diku tjetër edhe pse ne jemi nikoqirët, thonë hendbollistet e KH “Çairi” në Happy Day.
” Të jesh sportiste vajzë në vendin tonë është vështirë pasi, sic e dimë, këtu dominojnë ekipet, pa marrë parasysh në cilin sport, djemve”, thonë hendbollistet e kh “Çairi”
“Ne vajzat e sportit meritojmë më shumë, të zhvillohet më shumë sporti për vajza në Maqedoni dhe të na përkrahin më tepër.” thotë Hana.
Anisa nga ana tjetër thotë se edhe familjet duhet ti pëkrahin më shumë vajzat që duan të merren me sport pasi nuk është i vërtetë asnjë paragjykim, ajo shton se me KH Çairi kanë dëshmuar se vajzat dinë të bëjnë sport. Kurse Zana thotë që ekipi funksionon për mrekulli dhe kanë harmoni të mirë me njëra tjetrën.