Kloppi as nuk po mund t’i sheh nga mbrapa katër vendet e para në Premier League

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se ai ende “nuk mund ta shohë garën” për kualifikimin në Ligën e Kampionëve, pavarësisht se Liverpool korri tri fitore të njëpasnjëshme në ligë.

Klopp u pyet për mundësinë për të siguruar futbollin elitar evropian për sezonin 2023-24, për çka u shpreh pak optimist.

“Nuk mund ta shoh ende garën, nuk mundem. Kjo sepse ne nuk jemi në pozitë për një garë. Kështu që e vetmja gjë që mund të bëjmë është të vazhdojmë të fitojmë ndeshje futbolli. Nëse kjo u bën presion skuadrave të tjera, kjo nuk është në dorën tonë sepse ne nuk luajmë me to. Ne luajmë me Tottenhamin – kjo është nga ajo zonë, mendoj, e skuadrave mbi ne. Nëse ata fitojnë të gjitha ndeshjet e tyre, kjo është për ne. Por unë nuk mendoj për këtë. Unë dua që ne ta përfundojmë sezonin sa më mirë që të jetë e mundur. Dua të marr diçka nga sezoni për vitin e ardhshëm. Nëse kjo është një konkurrencë evropiane, do të ishte mirë. Nëse jo, ne duhet ta pranojmë gjithashtu dhe të shkojmë që andej. Kjo është ajo që dua tani”, tha Klopp.

“Unë dua që ne, të paktën për disa javë, të tregojmë fytyrën tonë të vërtetë – dhe jo atë të bukurën, të shëmtuarën, të bukurën, të shëmtuarën. Është vërtet e vështirë ta bësh këtë. Kështu që tani ne e bëmë atë për tre ndeshje – tre e gjysmë, pjesa e dytë kundër Arsenalit ishte gjithashtu e shkëlqyer – të gjitha në një mënyrë tjetër”, shtoi trajneri.

Livepooli për momentin ndodhet në vendin e 6-të në tabelë, një pikë pas Aston Willas, me këtë të fundit që ka një ndeshje më shumë të luajtur, ndërkohë që kërcënohet nga Tottenhami, i cili ndodhet në vendin e 7-të, me pikë të njëjta. Megjithatë, gara mes Liverpoolit dhe Tottenhamit për vendin e 6-të do të përcaktohet këtë diele, kur ekipet do të përballen me njëri-tjetrin. /Klankosova.tv

Lexo gjithashtu
Total
0
Share