Klitchko kundër Zelenskyt në zgjedhje? – Ish kampioni i boksit i paqartë në qëndrimin e tij

Vitalij Kliçko, kryebashkiak i Kievit dhe ish – kampion botëror në boks në kategorinë e rëndë, nuk deshi konkretisht të tregojë nëse do ta sfidojë presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski në zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshëm.

“Kur vendi është në luftë, kur një pjesë e madhe e vendit është e pushtuar, kur dhjetë milionë njerëz janë jashtë vendit, konkurrenca politike mund të jetë fatale për vendin tonë”, tha ai në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve DPA.

Tani është koha për të mbrojtur vendin, tha Kliçko, i cili është kryebashkiak që nga viti 2014. Sot e rëndësishme është mbijetesa e Ukrainës, jo ajo se kush e udhëheq vendin. “Qytetarët tanë po paguajnë një çmim të madh për këtë,” tha ai, pak para përvjetorit të parë të pushtimit rus.

Është e nevojshme të bashkohen të gjitha forcat politike, të gjitha partitë politike, vlerëson ai. “Ne qëndrojmë nën një flamur: blu dhe të verdhë, flamurin tonë ukrainas. Fatkeqësisht, jo të gjithë e kuptojnë këtë, madje edhe këtu në Ukrainë”, shtoi ai.

Sipas tij, prioritet është mbrojtja.

“Vendi duhet të jetë i pavarur dhe sovran. Vendi duhet të bëhet demokratik. Unë bëj punën time. Jam gati. Shpatulla ime është gjithmonë gati për çdo patriot, çdo mbrojtës”, tha Kliçko.

Ai tha se për momentin nuk e ka ndërmend ta sfidojë Zelenskin.

“Por nëse do t’i duhem vendit, atëherë nuk kam zgjedhje tjetër”, deklaroi kryebashkiaku i Kievit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share