Klinika e Toksikologjisë/ “Vlon” në Klinikë – akuza për ofendime në baza nacionale!

“Nëse doni luftë edhe atë luftë bërthamore. Të hënën pas kujdestarisë dua që kujdesi intensiv të jetë pa shqiptarë”

“Në kohën e Titos, Maqedonia ishte vend i bukur për të jetuar. Më pas këta zbritën nga mali dhe u përzien gjërat”

Janë këto disa nga pohime të mjekut Beqaroski që Ministria e Shëndetësisë i ka publikuar në faqen zyrtare në Facebook e që janë nënshkruar nga 15 të punësuar në këtë klinikë.

Pas publikimit të një dokumenti nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, në të cilin ka akuza serioze se doktori Niko Beqarovski nga Klinika e Toksikologjisë ka ofenduar të punësuarit në bazë nacionale, ka reaguar mjeku në fjalë.

“I nderuari ministër i Shëndetësisë z. Ilir Demiri, sinqerisht shpresoj që publikimi është bërë pa dijeninë dhe miratimin tuaj, sepse me të i keni shkaktuar dëme të pallogaritshme reputacionit tim, bazuar në deklarata të rreme, në një dokument të arkivuar në mënyrë të paligjshme, në të cilin nuk ka asnjë emër të vetëm, për të cilin do të pasojë një padi adekuate gjyqësore ndaj të përfshirëve”, tha Niko Beqarovski.

Ndaj këtyre akuzave kanë reaguar edhe të punësuarit në Klinikën e Toksikologjisë, të cilët kanë përgënjetruar pretendimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Doktor Niko Beqarovski është profesionist i shquar i cili më shumë se 10 vite punon në mjekësinë urgjente dhe shpëton jetë njerëzish pa dallim të përkatësisë etnike apo përkatësisë së partive politike, kështu që ndërlidhja e emrit të tij me të pavërteta të këtillë për qëllime politike është skandaloze dhe jokorrekte dhe nxit padurim në bazë nacionale”, thone të punësuarit në Klinikën e Toksikologjisë.

Kujtojmë se, Ministria e Shëndetësisë informoi dje, Dr. Danil Petrovski është shkarkuar nga pozita e drejtorit mjekësor të Klinikës së Toksikologjisë për shkak të pandërgjegjshmërisë  gjatë  periudhës së kaluar.

Sipas ministrisë, edhe pse ka pasur pëlqim për vazhdimin e kontratave të punës për 18 persona, ai nuk ka vepruar. Gjatë mandatit të tij, shtuan më tej nga klinika ka patur sjellje joprofesionale me kërcënime dhe nënçmime të përditshme në bazë nacionale./tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share