Klan Maqedonia dhe Klan Kosova mysafir i Talat Xhaferit, ky i fundit i prezanton familjarët (VIDEO)

Politikani shqiptar Talat Xhaferi sot pritet të bëhet kryeministër i një qeverie teknike në Maqedoninë e Veriut. Kjo është historike sepse për herë të parë në historinë e këtij shteti, një shqiptar vjen në krye të qeverisë.

E pikërisht në këtë ditë të veçantë, ekipi i Klan Kosovës në krye me Adriatik Kelmendin kanë shkuar në shtëpinë e Xhaferit për ta intervistuar.

Fillimisht ai ka prezantuar nipin Frashërin dhe mbesën Ajola.

Pastaj ai ka prezantuar edhe gruan e tij, për të cilën ka thënë se ajo i ka ofruar mbështetje gjatë rrugëtimit të tij politik, së bashku me dy fëmijët e tij.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share