Klan Maqedoni mëson mbiemrin e familjes që ra në ujrat e lumit “Lepenc” – Detaje nga ngjarja e rëndë

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të shënuar rreth orës 15:00 në aksin rrugor Shkup- V.K. Bllacë, ku një makinë e tipit “BMW” është aksidentuar dhe ka rënë në ujrat e lumit “Lepenc”.

Gazetari i Klan Maqedoni, Furkan Saliu ka arritur të mësoj se 4 persona të familjes me mbiemrin Pacolli që ishin duke udhëtuar në momentin e fatkeqësisë me makinën “BMW” ishin duke u kthyer nga aeroporti i Shkupit për në Prishtinë ku kishin qenë për të marrë një familjar të tyre.

Nga MPB njoftojnë se njëri nga katër personat është nxjerrë nga lumi dhe është transportuar në spitalin “8 Shtatori”, ndërsa vazhdojnë kërkimet për tre personat të tjerë./KlanMacedonia/

Një makinë bie në lumin “Lepenc” në rrugën Shkup-Prishtinë

Lexo gjithashtu
Total
0
Share