Pas arrestimit të një dite më parë në Zagreb, Goran Grujevski është liruar nga paraburgimi nga autoritete kroate.
Burime të Tv Klan mësojnë se ambasada e Greqisë në Kroaci e ka vizituar dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij për arsye se Grujevski posedon azil në Greqi.
Grujevski mësohet se tani do të qëndroj në Zagreb ndërsa kishte udhëtuar për në kryqytetin kroat për të vizituar djalin i tij i cili gjendet për studime në Kroaci.
Ndryshe Goran Grujevski ishte Kryeshef i Drejtorisë së Pestë në MPB. Grujevski së bashku me Boshkovskin janë të akuzuarit kryesor në procesin gjyqësor “Fortesa – Target”, lidhur me përgjimin masovik të jashtëligjshëm, gjatë kohës kur në qeveri ishte VMRO-DPMNE.
Goran Grujevski, sic njofton KlanM, është në arrati që nga 26 korriku i vitit 2017, kur duhej të shkonte për paraburgim, por policia nuk e kishte gjetur në shtëpi./TVKLAN.MK/