Klan M: BDI nuk do ti votojë propozimet e VMRO-së për ministra në qeverinë teknike

Burime nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë konfirmuar për televizionin Klan Maqedoni që edhe deputetët e partisë së Ali Ahmetit nuk do t’i përkrahin propozimet për ministra në Qeverinë teknike që vijnë nga VMRO DPMNE pas paralajmërikeve të Hristijan Mickoskit që partia e tij nuk do ta votojë kryeministrin e parë shqiptar Talat Xhaferi dhe gjithë përbërjen e qeverisë teknike në fund të janarit.

Ndryshe, mbrëmë, burime nga LSDM kanë konfirmuar se ka marrëveshje politike që përbërja e Qeverisë teknike të dorëzohet pa emrat e kandidatëve nga VMRO-DPMNE.

“Të gjitha propozimet për përbërjen e Qeverisë teknike do të dorëzohen në Kuvend, ndërsa pozitat që sipas ligjit duhet t’i propozojë VMRO-DPMNE-ja do të jenë bosh, pa emra dhe mbiemra. Ne nuk e shohim nevojën që të propozojmë, as deputetët e LSDM-së nga shumica parlamentare që të votojnë propozimet e VMRO-DPMNE-së nëse vetë nuk i përkrahin. Askund në botën demokratike nuk ka shembull që dikush të propozojë ministra apo deputetë dhe të mos i mbështesë gjatë zgjedhjeve? Nuk bëhet fjalë për lojëra politike. Qeveria Teknike është një detyrim ligjor. Ai duhet të propozojë zyrtarisht kryeministrin e ri teknik. Kur të jenë në VMRO-DPMNE të gatshëm të mbështesin, para së gjithash, propozimet e tyre, atëherë mund të propozohen dhe përkrahen nga deputetët e LSDM-së, thonë burime të larta në LSDM.

Sipas burimeve, ky vendim i LSDM-së ka përkrahjen e partive tjera në pushtet, dhe vjen pasi kryetari i opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, publikisht deklaroi se partia e tij do të marrë pjesë në Qeverinë teknike, do të propozojë kandidatë por nuk do t’i mbështesin në Kuvendi, dhe do të votojë me abstenim për zgjedhjen e Qeverisë teknike. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share