TILEV & SELA: DUHET TË ZGJIDHEN ÇËSHTJET E HAPURA ME BULLGARINË
Skriningu RMV-BE është një process I ndërlikuar, por me një organizim të mirë, vendi mund që brenda 7 – 8 viteve të jetë tërësisht e gatshme për anëtarësim në BE. Me këtë optimizëm Këshilltari Shtetëror, Dragan Tilev, thotë se cdo problem që do të paraqitet në këtë rrugëtim duhet të zgjidhet për shkak se vendi nuk ka alternativë tjetër për të ardhmen përpos në BE. Profesori Ylber Sela, vlerëson se është koha që nga mosha më e hershme të vendoset arsimimi për BE-në, me qëllim të evropianizimit të shoqërisë.
Periudha e negociatave aderuese për anëtarësim në BE është një rrugë e gjatë dhe e shtrembëruar – tha mbrëmë në Klan Debat, Këshilltari në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Dragan Tilev, duke instistuar që të zgjidhet cdo pengesë që do të paraqitet gjatë këtij rrugëtimi
“Procesi duhet të zhvillohet shumë më shpejt nga se disa analistë e promovojnë në opinion se procesi do të jetë I gjatë 10 deri 15 vite. Është pozitë startuese e defetizmit, ne duhet të kujdesemi që negociatat t`I zbatojmë në kohë rekorde, cfarë do që të jetë kjo. Për mua kjo do të thotë maksimalisht 7 deri 8 vite, deklarpo Dragan Tilev-këshilltar në SÇE.
Që të ulet euroskepticizmi ekzistues por edhe që popullata të jetë më mirë e informuar për përfitimet e anëtarësimit në BE, Profesori Ylber Sela rekomandon mësim të rregullt për Bashkimin Evropian.
“Unë e di se në vendet e perëndimit në arsimin e mesëm ka lëndë për mësimin e BE–së. Tek ne një gjë e tillë nuk ekziston, as edhe si lëndë zgjedhore. Shumë qytetarë të RMV-së nuk ka njohuri elementare se cka është skriningu, cka janë negociatat, kur do të anëtarësohemi? Të gjithë duhet të kontribuojmë për informim më të mirë, për shkak se do të jetë e ardhmja e vendit tonë”, deklaroi Ylber Sela profesor universitar.
Se qytetarët janë të painformuar ose indiferentë flet edhe kjo anketë në Klan Debat.
“A e dini se cfarë do të thotë skriningu që zhvillohet me BE-në?
“Mos më lodh”
“Jo, Jo nuk e di”
“Me siguri institucionet që duhet të ndërmarrin disa punë dhe ta udhëheqin vendin, kurse ne qytetarët t`i ndjekim institucionet”
“Nuk me intereson aspak”
“As që e kam idenë”
Të dy bashkëbiseduesit në Klan Debat pajtohen se cështjet e hapura me Bullgarinë, duke llogaritur edhe ndryshimet e ardhshme kushtetuese, duhet të zgjidhen sa më shpejtë për të mos harxhuar energjinë dhe të mos ngarkohen negociatat aderuese me BE-në./KlanMacedonia/