Klan Debat: Vankovska – 10.000 nënshkrime janë shumë për kushtet në RMV!

Në edicionin e parë të Klan Debatit në gjuhën maqedonase, Biljana Vankovska – kandidatja e “Levicës” për president të vendit, ka theksuar se për tre ditë të nisjes së afatit për grumbullimin e nënshkrimeve, ka arritur të tubojë rreth 4.000 nënshkrime, aq sa kishte patur gjatë gjithë afatit ligjor në kandidaturën e saj paraprake për të garuar në zgjedhjet presidenciale.

“Vij nga Manastiri, ku zhvillojmë fushatën për grumbullimin e nënshkrimeve. 10.000 nënshkrime janë shumë për kushtet në RMV, por kam arritur që për tre ditë të tubojë aq nënshkrime sa pata tubuar në kandidaturën time paraprake si e pavarur” – tha Vankovska duke thënë se ligjërisht ende nuk është kandidate për president të vendit.

“E dini sa njerëz frikohen të nënshkruhen pasi janë të punësuar diku tjetër” – tha Vankovska duke pretenduar për presione që qytetarët mos të nënshkruhen për kandidaturën e saj./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share