Rreth situatës së krijuar politike dhe të sigurisë në veriun e Kosovës, në një intervistë me Xhumadije Ibrahiminnë Klan Debat, ka folur kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore, Mendi Qyra.
Si ndikon situata në Kosovë tek bizneset në Maqedoni, sfidat e afaristëve shqiptarë në vend, mungesa e punëtorëve, bashkëpunimi institucional e të ngjashme, ishin temat e diskutuara me biznesmenin Qyra.