Klan Debat/ Sela: Nuk ka përçarje brenda Frontit Evropian!

Fronti Evropian vazhdon të funksionojë si koalicion dhe ASH nuk i shkel zotimet që i ka dhënë para qytetarëve, gjërat tjera janë vetëm zhurmë në opinion. Në këtë formë, Ziadin Sela mbrëmë në Klan Debat ka përgënjeshtruar zërat për përçarje brenda Frontit Evropian.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i hodhi poshtë spekulimet për ndarje brenda Frontit Europian, pasi deputetë të këtij Fronti mbështetën ndryshimet ligjore për riorganizimin e Qeverisë, por jo edhe deputetë të ASH-së.  

Sela, në Klan Debat, u shpreh kategorik se do i qendroj besnik premtimit të dhënë.

Sipas tij, qëllimi i përbashkët i Frontit, është të arrihet progresi dhe të përshpejtohen ndryshimet kushtetuese.

“Unë nuk e di pse nxitet debati që do të pëçahet Fronti, me sa duket është një segment i shoqërisë që i ka qejf përçarjet, por unë e kam dhe nga përvoja ime politike, se kur e jap fjalën edhe e mbaj. Ne jemi zotuar për ta bërë këtë bashkëpunim apo formacion politik, dhe kësaj fjale i rrij nga mbas, dhe nuk e kam ndërmend të shkel fjalën time përpara anëtarËve tjerë të partive të frontit dhe as para 130.000 qytetarëve që besuan tek Fronti Europian” – tha Sela.

Sela i bëri thirrje Izet Mexhitit që t`i bëj publike emrat e deputetëve të Frontit të cilët përkrahin VMRO-DPMNE-në.

Sipas tij, një gjë e tillë bëhet për të përhapur pasiguri në opinion që mos t`i besohet Frontit.

“Izet Mexhiti le t`i thotë me emra dhe mbiemra se kush janë ata persona nga Fronti nuk është probelm. Keto metoda, janë metoda speciale të shërbimeve sekrete për të përhapur pasiguri brenda grupit që mos besohet brenda Frontit” – tha Sela.

Duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me statusin e Arben Taravarit në Facebook, ai tha se Fronti Europian nuk ka gënjyer në asnjë moment sepse ka fituar një numër të konsiderueshëm votash më shumë se kundërshtarët dhe është koalicioni që e ka legjitimitetin e popullit.

 “E para punës unë duhet të komentoj njeriun i cili sa është i vërtet unë e njoh më mirë se i gjithë opinioni, dhe kur flet gënjeshtra për gënjeshtrën është shumë problem sepse unë në këtë dimension e njoh si një gënjeshtar” – tha Sela.

I mënjëhershëm ka qenë reagimi i Taravarit, në rrjetin social Facebook.

“Selën e njoh si ish-bashkëpunëtor të ngushtë timin për 9 vjet në opozitë dhe aktualisht si bashkëpunëtor të ngushtë të Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit…” ka shkruar Taravari.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share