Klan Debat: Hoxha – S’ka diçka konkrete në bashkëpunimin BESA – AAA

“GRUPI I ZJARRIT TË NDAHET NGA BDI, PASTAJ MUND TË FLASIM PËR BASHKËPUNIM”

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha tha se janë vendosur urat e komunikimit me Alternativën dhe po zhvillohen bisedime për një bashkëpunim të mundshëm opozitar, njofton KlanM.

Megjithatë, ai tha se nuk ka ende diçka konkrete sa i përket këtij bashkëpunim, pasi siç u shpreh, është një proces i cili zgjatë dhe nuk është diçka që mundet brenda natës të hapet dhe të mbyllet.

“Jo vetëm me Alternativën, por edhe me gjithë faktorët e tjerë faktorët e tjerë politik dhe shoqëror, të cilët i ndajnë vlerat opozitare, ne jemi të gatshëm të bashkëbisedojmë dhe të grumbullojmë rreth vetes një front pak më të gjerë opozitar, si një oponencë kryesore e Qeverisë” – tha Arjanit Hoxha, Lëvizja BESA.

Hoxha gjatë emisionit Klan Debat, tha se komunikimet fillimisht kanë nisur mes deputetëve në Kuvend dhe më pas është realizuar edhe një takim mes kryetarëve të dy partive.

Ndërkaq, sa i përket bashkëpunimit të mundshëm edhe me fraksionin e BDI-së, Hoxha, sic njofton KlanM, tha se, deputeti Izet Mexhiti dhe anëtarët e tjerë që bëjnë pjesë në këtë fraksion, duhet t’i ndajnë rrugët me BDI-në e të pozicionohen qartë, pasi vetëm në atë mënyrë do të mund të flitet për një bashkëpunim mes tyre dhe Lëvizjes Besa.

“Me “Grupin e Zjarrit” ne nuk mund të flasim për zëvendësim të BDI-së, përderisa ata ende janë BDI dhe mendoj se këtu është ai qëllimi që dua ta them se, ne komunikimin e kemi, mirëpo komunikimi jonë ndërpritet në një pikë ku ata ende nuk janë mëvetësuar, por funksionojnë si fraksion” – tha Hoxha.

Kujtojmë se, edhe Lëvizja Besa edhe Alternativa kanë qenë pjesë e Qeverisë në tre vitet e fundit.

Lëvizja Besa, sic njofton KlanM, doli nga Qeveria pas zgjedhjeve të fundit lokale dhe pas kësaj, Alternativa iu bashkua shumicës qeveritare në janar të vitit të kaluar. Por e njëjta, Alterantiva vendosi të rikthehet në opozitë, pas rikonstruimit të fundit të saj, që solli Aleancën për Shqiptarët në shumicën qeverisëse./KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Buçi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share