Pas një dekade ekzistence të Lëvizjes Besa në skenën politike, Arjanit Hoxha këtë parti e sheh shumë më të dobët se sa para dhjetë vjetësh, pasi siç shprehet ai, Lëvizja Besa nga një strukturë e cila kishte për vizion ndërtimin e politikave u shndërrua në strukturë që me çdo kusht e do pushtetin, jo vlerat e partisë.
Për ta dëshmuar më së shumti këtë, sipas Hoxhës e vërteton edhe fakti që nga 4 deputetë në Kuvend, tani më ky subjekt përfaqësohet me dy deputetë.
“Ashtu siç ishte i zymtë përvjetori, ashtu do të jetë edhe fundi politik i Lëvizjes Besa. Kështu e përshkruan, nga një strukturë e cila ka pasur vizion për ndërtimin e politikave, u shndërrua në strukturë që me çdo kusht e do pushtetin, jo vlerat e partisë. Duan vetëm pushtetin dhe kështu ndodh kur ke pranë njerëz që mendojnë vetëm për pushtetin dhe jo për vlerat e partisë. Nuk jam penduar që u largova nga BESA, unë atë parti nga 2 e ngrita në 4 deputetë, sot prapë është me 2 deputetë dhe aspak e zëshme. Koha do ta dëshmojë që ashtu të zymtë do ta kenë edhe fundin” – tha Hoxha.
Lëvizja Besa, sipas Arjanit Hoxhës, po shkon drejt përçarjes. E kjo, sipas tij, do të ndodhë në një të ardhme shumë të afërt.
“E kam thënë edhe më herët dhe i qëndroj mendimit tim që Lëvizja Besa është e destinuar për t’u përçarë, ot duan vetëm pushtetin dhe kështu ndodh kur ke pranë njerëz që mendojnë vetëm për pushtetin dhe jo për vlerat e partisë. Shihni fotografitë që po shfaqen, se kush me kënd përshëndeten ose nuk përshëndeten, pra do ta dëshmojë edhe koha këtë që po e them,” është e destinuar për t’u shkatërruar, shkaku e thashë nga një subjekt” – th Hoxha.
Kujtojmë që nga themelimi i këtij subjekti në vitin 2014, gjatë këtyre viteve nga Lëvizja Besa doli partia Alternativa e Afrim Gashit, partia e Skender Rexhepit, edhe pse doli nga AAA, por rikujtojmë se Rexhepi ishte një ndër themeluesit e Lëvizjes Besa dhe së fundmi partia PDE e Arjanit Hoxhës. /tvklan.mk/