“BDI nuk lut askend dhe nuk kërkon lëmoshë” – ishte I prerë mbrëmë në Klan Debat, Bartësi i listës në Njësinë e Dytë Zgjedhore nga Fronti Europian, Sadulla Duraku, teksa ka komentuar deklaratat e Mickoskit se nga BDI-ja po I vijnë emisarë për negociata.
Sipas Durakut, Mickoski tregon papjekuri politike kurse narativi i tij nuk e frikëson Frontin Evropian.
”Mickoski një gjë duhet ta dijë se ne në jetë të jetëve nuk lusim, as nuk kërkojmë lëmoshë, as nuk ja kemi puthadorë. Ky shtet është edhe i joni, dhe nuk e lëshojmë asnjëherë këtë vend. Dhe atë retorikë që e bën ky zotëria tregon papjekuri politike, dhe kjo papjekuri politike na çon në një katrahurë në shtet” – tha Sadulla Duraku.
Gazetari Abedin Ismaili, vlerëson se opozita shqiptare po bënë gabim me deklaratat, për të qenë pjesë e qeverisë. Sipas tij, këto deklarata ende pa u përmbyllur procesi zgjedhor, është metodë për të joshur votuesin.
“Ky koalicion opozitar VLEN ka bërë gjumë prej ulur dhe tani kur dëgjon me garancën se do të jetë pjesë e qeverisë do vazhdojnë në gjumë” – tha Abedin Ismaili, gazetar.
Analisti Albert Musliu vlerëson se partitë shqiptare duhet të jenë syçelë në qeverinë e ardhshme, ku ,sipas tij, nuk duhet lejuar që të ulet pazari me hisen në qeveri.
”Ne shqiptarët duhet ta dijmë çfarë duhet të presim. Se neve na ka ndodh që 2006 të na ulet pazari ne nuk duhet të lejojmë që të ulet pazari dhe dikush të luaj me dinjitetin tone” – deklaroi Albert Musliu.
Në Klan Debat u komentua edhe “përplasja” Fonti Evropian – VLEN për tubimin përmbyllës në Sheshin e Tetovës.
Analisti Faton Aliti duke bërë thirrje për gjakftohtësi sygjeron që tubimin duhet ta mbajnë ata të cilët më herët e kanë siguruar lejen nga autoritetet kompetente.
”Në qoftë se është e vërtet se kanë marrë konfirmim policor nuk ka shanca koalicioni VLem mos ta ketë ditë atë, unë mendoj se kjo bëhet në fonksion të asaj që BDI dhe Fronti bëjnë repression policorë” – tha Faton Aliti, analist.
Sipas Sadulla Durakut, vendi ndodhet në udhëkryq drejt BE-së ose politikave destabilizuese, prandaj sipas tij, pa ndryshimet kushtetutuese nuk do të ketë qeveri të re. /tvklan.mk/