Klan Debat/ Analistët: Qeverinë e formon VMRO-ja, Fronti forcë e dytë, LSDM-së i duhet ristrukturimi!

Ish-gazetar dhe tani pjesë e Koalicionit të udhëhequr nga VMRO DPMNE, Safet Bishevac ka konfirmuar se janë duke u negociuar me disa deputetë për të arritur numrin prej 61 deputetësh në Kuvend.

Në emisionin Klan Debat, Bishevac duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve tha se, Mickoski ka paralajmëruar se deri më 28 maj koalicioni i udhëhequr nga VMRO DPMNE ka mundësi të konsolidojë 61 deputetë.

“Është e vërtetë se janë duke u negociuar me disa deputetë, turq etnikë që tani janë në BDI. VMRO DPMNE arriti një rezultat të shkëlqyer, kjo është diçka që garanton formimin e një Qeverie të re të udhëhequr nga VMRO DPMNE.”, tha Safet Bishavec.

Analisti Blagojçe Atanasovski mendon se LSDM-së i duhet rifillimi dhe ristrukturimi.

“BDI është forca e dytë politike. Në LSDM kanë filluar të bëhen dorëheqje, shumë anëtarë dhe zyrtarë partiakë kanë filluar të thonë se LSDM-ja ka nevojë për rifillim të plotë, riemërtim. në këmbë të shëndosha dhe për t’u kthyer në parimet socialdemokratike dhe për të rivendosur besimin e votuesve. VMRO DPMNE ka një elektorat të disiplinuar. LSDM është në kolaps total”, tha Blagojçe Atanasovski.

Komunikologu Sasho Peshev vlerësoi se LSDM-ja e humbi plotësisht betejën e PR-it.

“Një fushatë nuk bëhet vetëm në parazgjedhore, por zgjat një, dy, tre vjet. LSDM-ja e humbi plotësisht betejën e PR-it, VMRO DPMNE-ja arriti të imponojë një narrativë se BDI-ja është ajo që bën diçka, LSDM-ja nuk ka dështuar vetëm në aspektin e fushatës, por edhe në aspektin e lidershipit LSDM-ja do të kishte një rezultat aq të keq mendoi se do të kishte 18”, tha Sasho Peshev.

VMRO – DPMNE, pas shtatë viteve në opozitë, do të rikthehet në pushtet, pasi në zgjedhjet e 8 maji, doli e para me një epërsi të thellë ndaj LSDM-së, e cila për shtatë vite ka qenë në pushtet. Nga java e ardhshme, pritet që VMRO të fillojë negociatat për formimin e qeverisë./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share