Çështja e emrit të shtetit përdorët për t’u manipuluar opinion, deklaroi politologu Ivo Rangjeloviq, duke komentuar fjalimin solemn të presidentes Gordana Siljanovska Davkova gjatë emisionit Klan Debat.
Ai tha se, edhe me parashtesën e Veriut edhe pa të, vendi përballet probleme shumë më të mëdha thelbësore.
Rangjeloviq paralajmëroi se politikanët duhet të jenë shumë të kujdesshëm kur bëjnë deklarata.
“Përgjegjësia është e madhe nëse kundërshton Perëndimin. Duhet të keni, por edhe të ofroni një alternativë. Deri ku shkon çoroditja, kështu që emrin e këtij vendi ia ndryshuan VMRO DPMNE dhe LSDM?” – tha Ivo Rangjeloviq, politilog.
Profesoresha Biljana Vankovska, e cila ishte edhe kandidate për presidente në zgjedhjet e fundit presidenciale, tha se vendi nuk duhet t’i nënshtrohet çdo kërkese të Greqisë dhe Bullgarisë.
“Populli u gjunjëzua, vrapoi për dokumente personale me emrin e ri kushtetues, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, mburrej se si ia ka dalë me sukses. Për problemin me Bullgarinë? Nuk ka vend më të korruptuar se Bullgaria, nuk mund të formojnë qeveri për tre muaj, kështu që tani do të na thonë kushte” – tha Biljana Vankovska, profesoreshë Universitare.
Ndërkaq, kryetar i Këshillit Euroatlantik të Maqedonisë, Ismet Ramadani, tha se duhet të punojmë për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët.
“Tashmë jemi në një situatë ku kemi obligim moral ndaj qytetarëve tanë që janë këtu por edhe ndaj atyre që punojnë në sferën euroatlantike. Ne duhet ta përshpejtojmë procesin e integrimeve evropiane, aleati ynë është SHBA-ja, jo Rusia”, tha Ramadani në Klan Debat me Ljubisha Nikolovskin.
Kujtojmë se, presidentja Siljanovska në betimin solemn të bërë gjatë marrjen e detyrës për kryerjen e funksionit, nuk e quajti shtetin me emrin e ri kushtetues. Kjo gjë nxiti reagime të shumta nga ana e Greqisë, por edhe të komunitetit ndërkombëtar. /tvklan.mk/