A është më e rëndësishme violina apo talenti?
Violinisti virtuoz Klajdi Sahatçi në një intervistë ekskluzive për televizionin Klan Macedonia, pas koncertit në festivalin “Skupi Kamer Fest”, rrëfen për rëndësinë e talentit dhe cilësinë e instrumentit në krijimin e tingullit të përkryer.
“Kam pasur rastin të shikoj e të dëgjoj violinist me violina Stradivari duke mos i rënë mirë dhe kam dëgjuar njerëz duke i rënë violinave shumë të thjeshta duke bërë mrekullira. S’diskutohet që violinat e tilla që kanë një sonilitet shumë të veçantë edhe këto të lejojnë që të bësh ngjyra të ndryshme dhe cilësia rritet sa më shumë dhe mund t’i eksplorosh; është një udhëtim që e bënë bashkë me instrumentin” u shpreh Klajdi Sahatçi.
Në të gjithë botën ekzistojnë vetëm rreth 650 violina të mbijetuara nga Stradivarius, dhe shumë prej tyre janë në duart e koleksionistëve privatë, të fshehura nga publiku. Violinisti shqiptar, Klajdi Sahatci është ndër violinistet e paktë në botë që ka privilegjin të luaj në një instrument kaq të rrallë.
Përgatiti:
Zana Muhaxhiri Ramadani