Mbrëmë me një tubim në Tetovë Lidhja Europiane për Ndryshim ku bëjë pjesë Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike edhe zyrtarisht e kanë nënshkruar deklaratën e bashkëpunimit nën emrin “Lidhja Europiane për Ndryshim”.
Kasami arsyetoi bashkimin e tre partive opozitare si kërkesë dhe nevojë e qytetarëve, të cilët sipas tij, kërkojnë ndryshim, barazi të plotë. Nga ana tjetër Gashi theksoi se pushteti aktual në Maqedoni për rreth 20 vite e ka refrenin plot me intregrim, ndërsa, siç thotë ai, strofat i ka të mbushura me korrupsion. Ndërsa Mexhiti tha mes tjerash se qeveria e Maqedonisë, sot më 28 Nëntor, ka dhënë dy koncesione të reja përmes Lotarisë së Maqedonisë, përcjell KlanM. Sipas Mexhitit, qeveritarëve shqiptarë iu pengon aktivizimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Maqedoni, ndërsa nuk iu pengon vizita e ministrit të jashtëm rus, Sergej Lavrov.
Ja deklarata e nënshkruar mbrëm nga Lidhja Europiane për Ndryshim. /KlanMacedonia/