Kishte shkuar në SHBA për stërvitje, vritet ushtari holandez

Një ushtar holandez që kishte shkuar në SHBA për stërvitje, është vrarë me armë pasi u qëllua jashtë një hoteli në Indianapolis.

Ushtari nuk ishte në detyrë kur ndodhi ngjarja. Ai dhe dy ushtarë të tjerë holandezë, të cilët ndodheshin të gjithë në SHBA për stërvitje, u qëlluan me armë. Dy të tjerët janë të plagosur jashtë rrezikut për jetën.

Policia amerikane beson se sulmi me armë ndaj ushtarëve holandezë jashtë detyrës ndodhi pas një sherri të mëparshëm me disa persona të tjerë.

Megjithatë, autoritetet amerikane nuk kanë dhënë shumë detaje për ngjarjen.

Të tre ushtarët holandezë janë komando, pjesë e një prej njësiteve të operacioneve speciale të ushtrisë së Holandës.

Qendra ushtarake në Indiana të SHBA-së përdoret për stërvitje edhe nga forcat e armatosura të vendeve aleate të SHBA. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share