Gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar një të arratisur nga burgu.
Nga MPB njoftojnë se bëhet fjalë për personin S.S. nga Kumanova , i cili është i dënuar me 10 vjet e 10 muaj burg, ndërkaq të njëjtit i kishin mbetur edhe 6 vjet e pesë muaj vuajtje dënimi.
“Me datë 04.06.2023 në ora 21:30, zyrtarët policorë nga SPB-Kumanovë kanë ndaluar S.S.(38) nga Kumanova. Ai është i dënuar me 10 vjet e 10 muaj burg për veprat penale “vjedhje e rëndë” nga neni 236, “grabitje” nga neni 237 dhe “rrezikimi i sigurisë së qarkullimit rrugor” nga neni 297 i Kodit Penal, ndërsa kërkohej me urdhër për vuajte të dënimit të mbetur prej gjashtë vjet e pesë muaj”, thonë mes tjerash nga MPB.