Dje (17-gusht) në ora 15:30 dhe 16:55, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar personin B.I.(33) dhe I.I.(60) nga Poroi i Tetovës, nën dyshimin se kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm duke shtënë me armë zjarri, të raportuar dje në rrugën Fushtanska në Tetovë. Ndërkohë, nga B.I. është marrë një pistoletë sinjalizuese Zoraki e kalibrit 9 milimetra dhe është mbajtur në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen e rastit. Pak më vonë, rreth orës 19:40, një 53-vjeçari, banues në një fshat të Tetovës, i është sekuestruar për ekspertizë një pistoletë tip CZ me kornizë të kalibrit 9 mm dhe një pistoletë Tangfolio me kornizë të kalibrit 9 mm, për shkak të dyshimit për përfshirjen e tij në shkaktimin e rreziku të përgjithshëm në të njëjtën rrugë.