Kishin ngecur në varkë pas stuhisë në liqenin e Dojranit, shpëtohen tre persona

Një ekip i Policisë Kufitare sot ka shpëtuar tre persona në një varkë që po lundronte në liqenin e Dojranit gjatë stuhisë që kaploi këtë vend.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30, në numrin për thirrje urgjente 112 në QMK është paraqitur një person i cili me dy persona të tjerë ndodheshin në një varkë në liqenin e Dojranit që ishte përfshirë nga stuhia e fortë.

Siç kumtuan, era dhe valët e kanë larguar varkën nga bregu, drejt pjesës së brendshme të liqenit, për këtë arsye, me gjithë tentativat e vazhdueshme, të tre personat nuk mundën të vendosin kontroll ndaj varkës dhe të kthehen në breg të liqenit. .

“Ekipi i Policisë Kufitare në bazë të koordinatave të marra nga QMK, e ka lokalizuar pozicionin e saktë të varkës që ishte dërguar thellë në ujërat e trazuara të liqenit, me skaf ka hyrë në stuhi dhe në një shpëtim dramatik të ndjekur nga era e fortë dhe valë të mëdha, ka arritur që t’i nxjerrë të padëmtuar tre personat që ishin në rrezik të madh”, konfirmuan nga QMK.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share