Shenjat fikse kanë më shumë gjasa për të mbajtur mëri. Demi, Luani, Akrepi dhe Ujori i përkasin mesit të stinëve përkatëse ndaj stabilizojnë energjinë e saj. Kjo i bën që të jenë konsistente, të dedikuara dhe besnike si dhe të kapen fort pas parimeve, zakoneve, njerëzve duke qenë më posesivë krahasuar me të tjerat. Por midis katërshes së këtyre shenjave, një prej tyre mban mëri gjatë.
Akrepi
Ruani veten dhe kini mendjen sepse si një shenjë uji, Akrepi është shumë emocionale, kapet fort pas ndjesive dhe zemërimi i hidhur që ka është gjithnjë kërcënues. Akrepit nuk i pëlqen gënjeshtra, e nuhat kur dikush shtiret dhe është dyshues nga natyra kundrejt çdokujt që takon.
Në raste të rralla kur tregon ndjeshmërinë dhe i beson dikujt, kjo është në kundërshtim me brendinë e tyre. Nëse dikush tradhton besimin e Akrepit dhe e zhgënjen, përforcon bindjen e tij se nuk mund t’i besojë kurrë askujt.
Akrepi është mjeshtër i lojës së gjatë dhe është i gatshëm të lëndojë edhe veten në mënyrë që të marrë hak. Kjo përkon edhe me faktin që përfaqësohet nga një insekt që do preferonte të helmonte veten se sa të pranonte humbjen. Pavarësisht se “mëria është si të pish helm dhe të presësh që të vdesë tjetri”, siç e përshkruan Malachy McCourt, një Akrep sërish nuk do bëjë hapa pas./tvklan.al