Kim Min Jae në kërkim të rikthimit në Serie A pas largimit nga Bayern Munich

Kim Min Jae, futbollisti koreano-jugor, është larguar nga projekti i Bayern Munich. Trajneri Vincent Kompany nuk e konsideron atë si pjesë të rëndësishme të organikës së skuadrës. Pavarësisht transferimit të tij për 50 milionë euro vetëm një vit më parë, ku ai ishte kampion i Italisë me Napoli, Kim nuk u përshtat kurrë në Bundesliga.

Në një lëvizje të fundit, Bayern u përforcua në mbrojtje me japonezin Hiroki Ito, për të cilin paguan 30 milionë euro. Kjo goditje e fuqishme ndaj shpresave të Kim për një karrierë me “Bavarezët” e bëri të mbesi jashtë projektit.

Mirëpo, për Kim Min Jae, ka një shans të ri. Klubi i Interit, i njohur si “Zikaltërit”, e sheh këtë lëvizje si një mundësi të artë në merkato. Ata janë gati ta transferojnë lojtarin nga Bayern Munich me formulën e huazimit. Kim është i hapur për një rikthim të mundshëm në Serie A, duke u bashkuar me klubin italian për të vazhduar karrierën e tij futbollistike.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share