Kim merr 200 mijë $ pagesë mujore për fëmijët

Marrëveshja e arritur nga divorci me ish-bashkëshortin West

Kim Kardashian dhe reperi i njohur Kanye West, kanë arritur një marrëveshje divorci ku përfshin kujdestarinë e përbashkët të katër fëmijëve të tyre dhe ndarjen e pasurive të patundshme bëjnë me dije mediat vendase.

Edhe pse ata do të kenë kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të tyre, 3, 4, 6 dhe 9 vjeç, Kardashian do të marrë 200 mijë Dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët, pasi ata do të kalojnë pjesën më të madhe të kohës me të, raportoi New York Post. Çifti i famshëm u martuan në vitin 2014 dhe Kardashian aplikoi për divorc vitin e kaluar, duke përmendur dallimet e papajtueshme.

Ye ka krijuar polemika në muajt e fundit duke i dhënë fund publikisht lidhjeve të mëdha të korporatave dhe duke shpërthyer në mediat sociale kundër të famshëmve të tjerë. Llogaritë e tij në Tëitter dhe Instagram u kufizuan, me platformat e mediave sociale që hoqën disa nga postimet e tij që përdoruesit i dënuan si antisemite.

Detajet e zgjidhjes së tyre të divorcit u raportuan nga disa media, duke cituar dokumentet e Gjykatës së Lartë të Qarkut të Los Anxhelosit. Reuters nuk ishte menjëherë në gjendje të konfirmonte vërtetësinë e dokumenteve.

Secili prind do të ketë akses tek fëmijët në ditëlindjet e tyre dhe raste të tjera të veçanta, raporton New York Post.

Ye ka rënë dakord të transferojë një pronë të Hidden Hills tek Kim, e cila gjithashtu do të zotërojë një sere pronash të tjera. Një zëdhënës i Kardashian nuk pranoi të komentojë ndërkohë edhe përfaqësuesit e reperit nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share